Teuta ka vendosur për trajnerin e ri, atë që do të pasojë Bledi Shkëmbin e shkarkuar një ditë më parë pas humbjes së pësuar me Kukesin. Do të jetë shkodrani Edi Martini ai që do ta drejtojë skuadrën durrsake në vazhdim.
Klubi i Teutës ka zyrtarizuar emërimin e 44-vjeçarit në stol, teksa nesër do të zhvillojë seancën e parë stërvitore me ekipin që e ka drejtuar edhe gjatë sezonit 2010-2011.
Edi Martini do e nisë aventurën me ekipin bregdetar të mërkurën dhe do të tentojë fitoren përballë kampionëve të Partizanit. /abcnews.al

