Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Viti i ri shkollor/ Rama: Më 8 shtator hapin dyert 30 shkolla të rilindura nga veriu në jug

schedule12:29 - 31 Gusht, 2025

schedule 12:29 - 31 Gusht, 2025

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama njoftoi se në ditën e parë të vitit të ri shkollor, më 8 shtator, do të hapin dyert 30 shkolla të rehabilituara në të gjithë vendin, nga veriu në jug.

Sipas tij, këto institucione do të mirëpresin mbi 8 mijë nxënës dhe mësues.

“Më 8 shtator, në ditën e parë të shkollës do të hapin dyert 30 shkolla të rilindura nga veriu në jug, të cilat do të mirëpresin mbi 8 mijë nxënës dhe mësues”, shkroi Rama.



Po ashtu, shefi i qeverisë theksoi se vijojnë investimet për rehabilitimin e objekteve, palestrave dhe terreneve sportive me qëllim garantimin e standardeve kudo në Shqipëri.

“Vijojmë të investojmë për ndërtimin dhe rehabilitimin e objekteve arsimore, shkollave, palestrave e terreneve sportive, për të garantuar të njëjtin standard, kudo në Shqipëri”, shkruan ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!