Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sindroma pos pushime/ Fundi i verës përjetohet me stres, mjekët: Kryeni aktivitete fizike

schedule12:18 - 31 Gusht, 2025

schedule 12:18 - 31 Gusht, 2025

TIRANË- Pas pushimeve verore, rrugët e kryeqytetit janë gjallëruar. Ndërsa qytetarët i janë kthyer rutinës me energji pozitive, dhe  objektiva të reja.

“Jemi kthyer plotë energji, jemi shplodhur”

Kjo reflektohet edhe në përditshmërinë e specialistëve të shëndetit mendor, të cilët thonë se pjesa më e madhe e qytetarëve kthehen më produktivë pas pushimeve, dhe optimist për të ardhmen.

“Pjesa më e madhe e njerëzve i përkasin këtij targetgrupi, që konsiderojnë se pushimet ishin një relaks i plotë, dhe që tani duhet të kthehemi, më me fuqi dhe produktiv. Janë më produktiv në punë, dhe më të qeshur në të gjitha llojet e punëve, ndihen më me energji. Dhe këtu, do fusja ata persona që mendojnë pozitivisht për pushimet dhe rikthimin në punë. Janë ata persona që rikthimin e quajnë aktivitet dhe jo barrë”

Mjekja psikiatre Valentina Asabella, nuk përjashton as rastet kur njerëzit e përjetojnë me stres, rinisjen e aktiviteteve të përditshme pas pushimeve, si pasojë e mendimeve negative që ata krijojnë.

“Rikthimi pastaj është paksa e vështirë, se në periudhën e pushimeve ne kemi fituar lirinë, vjen momenti ku rutina na duket sikur po na e merr këtë liri. Duke menduar kështu negativisht, instalojmë një lloj lodhje pa e filluar punën, stres, çrregullim të gjumit, vetëm nga mendimi sesi do i kthehem rutinës. Janë shfaqur persona me probleme të ankthit,  edhe njerëzit që kanë kaluar pushime të mira”

Në çdo rast mjekja Asabella, këshillon qytetarët që të mendojnë pozitivisht për kthimin në punë, dhe të kryejnë sa më shumë aktivitete sportive, si ecje në natyrë, apo të ndajnë sa më shumë kohë me miqtë dhe të afërmit e tyre./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!