Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“PD, peng i Berishës”, Rezart Kthupi: S’mund të ndryshohet situata brenda saj pa ndryshuar lidershipin

schedule23:42 - 29 Gusht, 2025

schedule 23:42 - 29 Gusht, 2025

TIRANË– Juristi Rezart Kthupi, i ftuar në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, u shpreh se Partia Demokratike nuk mund të dalë nga gjendja aktuale ku ndodhet nëse nuk ndryshon lidershipin e saj.

Ai theksoi se PD  nuk mund të fitojë asnjë betejë politike pa një ndryshim rrënjësor në mënyrën si udhëhiqet dhe përfaqësohet, duke paralajmëruar se, nëse kjo nuk ndodh, PD do të mbetet e izoluar në një spirale humbjesh dhe krizash të vazhdueshme.

“Forma më e lartë e absurdit. Është një qerthull që PD ka hyrë prej shumë kohësh. Për të dalë nga kjo, ka një kusht të vetëm: të ndryshohet lidershipi i PD. Mënyra për të hyrë në një betejë politike dhe për të fituar, duhet të ndryshojë lidershipin e saj. Nuk mund të ndryshosh strategji pa ndryshuar njerëzit. Është në një spirale, që PD nuk mund të dalë dot. PD, peng i Berishës”, u shpreh Kthupi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!