Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kombëtarja kthehet pa surpriza/ Sylvinho publikon listën me 25 lojtarë për sfidat e shatorit

schedule10:22 - 29 Gusht, 2025

schedule 10:22 - 29 Gusht, 2025

Asnjë surprizë në listën e kombëtares për dy sfidat e shtatorit. Sylvinho ka zhgënjyer të gjithë ata që mendonin se tekniku kuqezi do të vinte me risi në zgjedhjet e tij për miqësoren kundër Gjibraltarit më 4 shtator në transfertë dhe atë të 9 shtatorit kundër Letonisë në “Air Albania” për eliminatoret e “Botërorit 2026”.

Ashtu siç pritej, jashtë ka mbetur Ardian Ismajli, që vazhdon fazën e rikuperimit me Torinon pas dëmtimit të fundit.

Një rikthim është ai i Mario Dajsninanit, portieri i Egnatias, që plotëson treshen e gardianëve me Thomas Strakoshën dhe Elhan Kastratin.

Për pjesën tjetër të lojtarëve të grumbulluar nga trajneri i kombëtares ka vendosur të mos ndryshojë.

Kështu, në mbrojtje kanë marrë ftesë futbollistët e zakonshëm, ashtu si në mesfushë dhe sulm, dy reparte këto ku priteshin prurje të reja.

Por Silvinjo do të mbështetet te më të besuarit e tij, pavarësisht se disa prej tyre nuk po kalojnë një moment të mirë me skuadrat e klubeve si Nedim Bajrami, apo Jasir Asani që sapo ka ndryshuar ekip duke u transferuar në Iran.

Sa I përket sulmit, tekniku i përfaqësueses kuqezi do të mbështetet sërish te Armando Broja, Mirlind Daku, Myrto Uzuni dhe Rey Manaj.

Kombëtarja e Shqipërisë do të nisë zyrtarisht përgatitjet për dy sfidat e ardhshme më 1 shtator.

Lista e plotë:

Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Mario Dajsinani

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Adrian Bajrami, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Ernest Muçi, Jasir Asani

Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku

Grumbullimi i Kombëtares do të nisë të hënën, më 1 shtator, në Malaga, ku kuqezinjtë do të përgatiten për ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit, e cila do të luhet më 4 shtator në stadiumin “Europa Point”, në orën 18:00.

Më pas, më 5 shtator, Kombëtarja do të rikthehet në Tiranë për të vijuar përgatitjet në kuadër të ndeshjes kualifikuese ndaj Letonisë, që do të zhvillohet më 9 shtator, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!