Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arti në zi/ Ndërron jetë në moshën 66-vjeçare aktori i njohur, Naun Shundi

schedule12:10 - 28 Gusht, 2025

schedule 12:10 - 28 Gusht, 2025

Shuhet në moshën 66 vjeçare aktori i karaktereve, Naun Shundi. Aktori dhe regjisori i 100 roleve e humbi betejën me sëmundjen e rëndë

Aktori, regjisori dhe dramaturgu i njohur, Naun Shundi, më 22 gusht u nis nga Franca për në Shqipëri për të marr trajtimin në QSUT, ku edhe ndërroi jetë, për shkak të sëmundjes së rëndë nga e cila vuante.

Naun Shundi, lindi në Tiranë në vitin 1959. Diplomohet si regjisor në Shkollën e Mesme të Kulturës në vitit 1977, e më pas diplomohet në Institutin e Lartë të Arteve, sot Universiteti i Arteve për aktor. Emërohet aktor në Teatrin Popullor në 1983, dhe më pas transferohet si regjisor në Pallatin e Kulturës ‘Dardani’ në Bajram Curri. Rikthehet në 1986 në Teatrin Kombëtar.

Nga viti 1993 deri në vitin 2000 ka qenë pedagog i mjeshtrisë së aktorit, regjizurës dhe fjalës artistike në degën e regjisë në Akademinë e Arteve.

Në vitin 1195 bën specializim për regji pranë Teatrit Kombëtar të Bukureshtit dhe Katedrës së regjisë në Akademinë e Teatrit të Filmit në Bukuresht. Ai ka realizuar mbi 95 role, prej të cilëve permendim, ‘Përballë vetes’, ‘Cezari’, Natë me hënë’, ‘Ezopi’, ‘Zbutja e kryeneces’, ‘Drejt Perëndimit’.

Një vit më parë Teatri Kombëtar e nderoi me Medaljen e Mirënjohjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!