Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Operator kombëtar për menaxhimin e mbetjeve/ Reforma, Rama: Kapitulli më sfidues në rrugën drejt BE

schedule11:22 - 28 Gusht, 2025

schedule 11:22 - 28 Gusht, 2025

Kryeministri Rama bëri një rezyme sa i takon menaxhimit të mbetjeve për sezonin turistik duke theksuar se ka një përmirësim të situatës krahasuar me një vit më parë. Rama tha më tej se është parashikuar krijimin e operatorit kombëtar të menaxhimit të mbetjeve, një ndërmarrje e re e cila do të jertë në dispozicion të të gjithë republikës.

“Edhe këtë vit duke nisur nga Bashkia e Lezhës e cila vazhdon me forcën e shembullit në pastërti e më pas me Shkodrën, Durrësin, Himarën gjërat kanë shkuar më mirë se vitin e shkuar, ka një përmirësim inkurajues. Problem mbetet mungesa e uniformitetit sepse përgjatë vijës ka disa zona problematike. Ne duhet të vazhdojmë me një ritëm më të lartë sa i takon reformave dhe masave ligjore edhe në funksion të ambicies prioritare kombëtare për anëtarësimin në BE në fund të kësaj dekade, por duke nisur nga mbyllja e negociatave në fund të 2027.

Të gjithë në të gjithë territorin që kanë një funksion publik dhe nëpunës të shtetit të lidhur me çështjet e mjedisit të ndërgjegjësohen se ky është kapitulli më sfidues i negociatave dhe anëtarësimit në BE. Kemi vënë re një përmirësim të proceseve të pastrimit, nuk vëmë re ndonjë vetëndërgjegjësim nga ana e qyetarëve për mbetjet. Ne do të çojmë përpara një raport për masat, për të cilat është projektligji i ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve.



Kemi parashikuar krijimin e operatorit kombëtar të menaxhimit të mbetjeve, një ndërmarrje e re e cila do të jertë në dispozicion të të gjithë republikës. “ / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!