Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Grabitësit lihen në qeli/ Durrës, hapën zjarr ndaj policisë pasi kishin kryer vjedhje

schedule10:04 - 27 Gusht, 2025

schedule 10:04 - 27 Gusht, 2025

Dy të rinjtë në Durrës të cilët pasi kishin kryer vjedhje dhe hapën zjarr ndaj policisë, u lanë në burg nga gjykata.

Ndaj Ardit Domit dhe Leonard Çalit u la në fuqi masa e arrestit në burg.

Dy të rinjtë, të cilët qëlluan me armë zjarri në drejtim të forcave te policisë, teksa këta të fundit u ishin vënë në ndjekje.

Kur policia tentoi të ndalonte mjetin, Domi dhe Çali refuzuan t’i bindeshin urdhrit duke u larguar me shpejtësi. Në Vorë, automjeti doli nga rruga, por dy të rinjtë vijuan rezistencën, duke hapur zjarr me kallashnikov në drejtim të efektivëve.

Përballë kësaj situate policia u kundërpërgjigj me armë.

Ardit Domi mbeti i plagosur, ndërsa Çali u neutralizua dhe përfundoi në pranga.

Ata u paraqitën të dy para togave te zeza në gjykatën e Durrësit, edhe pse Ardit Domi ka ende plagë të rënda në qafë, pas plumbit që mori nga shkëmbimi I zjarrit të policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!