Arrestohen 11 shqiptarë në SHBA

schedule19:40 - 17 Janar, 2018

schedule 19:40 - 17 Janar, 2018

Të paktën 11 shqiptarë u arrestuan këtë të mërkurë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pjesë e një bande të shpërndarjes së heroinës dhe fentanilit.

Sipas mediave amerikane, shqiptarët, të cilësuar si “mafiozë me reputacion”, operonin në Staten Island, Brooklyn dhe New Jersey.

Në këtë operacion morën pjesë agjentë të një task force të DEA-s, detektivë të NYPD (Departamenti i Policisë së New York City) dhe anëtarë të tjerë të agjencive federale dhe shtetërore. Ata mësohet se kryen disa arrestime dhe kontrolle në vendndodhje të ndryshme.

Operacioni i autoriteteve amerikane u zhvillua orët e para të së mërkurës dhe pritet që më shumë detaje të jepen gjatë orëve në vijim.

Deri më tani nuk ka të dhëna të tjera mbi identitetin e shqiptarëve apo mbi aktivitetin e tyre kriminal. Të arrestuarit do të dalin para një gjykate federale në Manhattan po gjatë ditës së mërkurë.

Mediat amerikane shkruajnë se ky operacion vjen në kuadër të përpjekjeve të autoriteteve për të hequr nga rrugët e Staten Island drogat e forta./tvklan.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!