Të humbasësh dy ndeshje rresht në Bundesligë janë shumë për një ekip si Bayern Munchen dhe kampionët e Gjermanisë u rikthyen te suksesi. 6-1 fitoi ekipi bavarez në shtëpi përballë Ëerder Bremenit të Milot Rashicës, i cili zhbllokoi ndeshjen me një gol fantastik.
Drejtori sportiv i klubit, Hasan Salihamidzic është ndalur te gjendja e trajnerit. Hans-Dieter Flick mori përkohësisht këtë detyrë pas shkarkimit të Niko Kovac dhe po bën mirë në pankinë. Drejtuesit boshnjak flet troç në lidhje me trajnerin e ardhshëm të Bayernit, teksa thekson se Flick është në provë dhe drejtuesit po mbajnë gjithçka shënim.
“Është e qartë që puna e trajnerit po monitorohet. Po shohim raportin që ka krijuar me lojtarët dhe përgjigjet që merr prej tyre. Është e qartë se ne e kemi marrë një vendim se çfarë do të bëjmë në të ardhmen. Lojtarët mund t’i shprehin mendimet e tyre dhe mund të ndikojnë në qëndrimin e mundshëm të Flick, por fjalën e fundit e themi ne“, thekson Hasan Salihamidzic. /abcnews.al