Po ikte për Gjermani, arrestohet në aeroportin e Prishtinës, politikani i PDK-së

schedule22:13 - 14 Dhjetor, 2019

schedule 22:13 - 14 Dhjetor, 2019

Ish-kryetari i komunës së Kaçanikut në Kosovë, Xhabir Zharku është arrestuar nga policia teksa po nisej për Gjermani. Hardinaj ka deklaruar se Zharku është arrestuar në aeroportin e Prishtinës.

“Zharku është arrestuar duke shkuar në Gjermani në një gëzim familjar, arrestimi është bërë nga Policia e Kosovës në aeroportin e Prishtinës”, ka konfirmuar Haradinaj.

Më tej ka sqaruar se çështja për të cilën akuzohet daton që nga viti 2010. “Është arrestuar për një vepër, lënda e të cilës është hapur në vitin 2010”, tha Haradinaj.

Ndërsa zëdhënësi i policisë ka deklaruar se “sot, më 14.12.2019, Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Ferizajt, ka arrestuar një të dyshuar për përfshirje në veprat penale: ‘Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe ‘Ushtrim i ndikimit’. Me akt-vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në paraburgim për 48 orë”.

Politikani nga radhët e PDk-së, Xhabir Zharku në vitin 2011 u dënua me tre vjet burgim për veprën penale të detyrimit dhe armëmbajtje pa leje. Pas konfirmimit të dënimit, Zharku u largua nga Kosova dhe për gati 5 vjet e gjysmë qendroi në arrati në Suedi.

Më 7 qershor të 2018, Xhabir Zharku u kthye sërish në Kosovë pasi paraprakisht Gjykata Themelore e Ferizajt, dega Kaçanik, nxori vendimin për ndalim të ekzekutimit të dënimit ndaj tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!