DIVJAKË- Një 32-vjeçar është vrarë me thikë në ambientet e një lokali në fshatin Kryekuq në Divjakë.
Viktima është Besmir Kumria, ndërsa autori i dyshuar i krimit, i cili u vu në pranga të Policisë është Xhesion Toromeni.
Nga hetimet paraprake dyshohet se familja e autorit dhe viktimës kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat.
Autori i dyshuar i krimit goditi me thikë 32-vjeçarin, i cili ishte në shoqërinë e miqve të tij në një lokal të zonës.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbledhur provat në vendin e krimit dhe aktualisht po punojnë për zbardhjen e plotët të dinamikës së krimit/ abcnews.al

