Pas një beteje të gjatë më flakët që rrezikuan banesa dhe spitalin e qytetit, vatra kryesore e zjarrit në Delivinë është lokalizuar. Zjarrfikës nga jugu i vendit, nga Tirana, forca të ushtrisë dhe banorë të zonës arritën të ndalojnë përhapjen e flakëve në drejtim të qytetit.
Por, situata me vatrat aktive të zjarrit mbetet ende vështirë në kodrat pranë qytetit. Ekipet që ndodhen në terren kanë mundur të ndalojnë avancimin e flakëve drejt banesave që përhapeshin me shpejtësi në lagjet e banuara.
Për shkak të gjendjes kaotike mes tymit dhe flakëve, ekipet e kërkim shpëtimit evakuan banorët në vende të sigurta.
Të shpërndara në pika të ndryshme të qytetin, mjetet zjarrëfikëse dhe efektivët vazhdojnë prej disa orësh luftën me zjarrin, të mbështetur nga ajri, ku po operojnë dy helikopterë, çek dhe sllovak.
Aty ku flakët janë shuar, gjithçka që ka mbetur pas duket shkrumb e hi.
Pas një nate të vështirë që kaluan, ku zjarri që mori përmasa të jashtëzakonshme dogji pyjet e shtëpi, banorët rrëfejne atë që përjetuan.
” Na u afrua zjarri mbi shtepi, erdhi policia na largoj nga vdekja. Megjithate zjarri eshte nen kontrroll, po vazhdon akoma nga pjesa andej, keto qen të papritura c të themi. Jo jo shtepia ime shpëtoj!
“100 rrënj ullinj shekullor… Na lan asnjeri s erdhi as… s na e varën fare këtë radhë. Panik, merrej vesh , zjarri këndej , joo s kishim parë ndonjëherë…”
Beteja me flakët ishte e ashpër. Teksa zjarri u afrohej me shpejtësi shtëpive, shumë prej tyre punuan për të ndaluar përhapjen me mjete rrenanore.
“Një natë shumë shumë e vështirë për lagjen tonë, u dogu një pyll aq i bukur këtu lartë sa nuk e merrni dot me mënd. Zjarri mbërriti deri poshtë u dogjën e nga dy tre shtëpi. Edhe të them atë që duhet thënë aanjë zjarrfikse , asgjë nuk erdhi njerëzit me tubo dhe me kovae uji.”
“Zjarri arriti andej nga krahu matan, me tubo me tubo me tubo uji bashkë me këtë shokun tim, me tubo me kova uji edhe me ndihmën e policisë bashkiakë , policisë së shtetit ata po që erdhën hoqën gjithë të moshuarit gjithë të sëmurët…”
Forcat e Shërbimit zjarrëfikës të të gjitha bashkive jugore, dhe 4 helikoter u përfshinë në operacionin për shuarjen e flakëve deri në orët e para të mëngjesit. Në lagjet Xhermëhall dhe Llakë disa shtëpi u dogjën. Teksa dëmet materiale ende janë ende të pallogaritura, shumë shtëpi duken të djegura. Për shkak të tymit, në Delvinë gjatë natës 10 persona, 5 prej të cilëve efektive të Forcave të Armatosura kanë marrë ndihmë të specializuar mjekësore në mjediset e Kinoteatrit ku u zhvendos përkohësisht spitali i qytetit./abcnews.al


