I ftuar në studion e Abc News, gazetari Artan Hoxha zbuloi detaje të rendësishme nga atentati i mbrëmshëm në Peqin ku u vra Andi Zylyfi dhe mbeti i plagosur Andi Uruçi.
Hoxha foli për një sherr në një lokal në Elbasan disa kohë më parë pas humbjes së 50 kilogramëve kokainë, gjë e cila sipas tij ka nisur serinë e vrasjeve në këtë qytet.
“Vrasja e djeshme është në vazhdën e një skenari që vazhdon, nuk është një ngjarje e beftë. Policia dhe prokuroria përpiqen që të fsheshin lidhjet e ngjarjeve nga njëra-tjetra për të shmangur presionin ndaj tyre.
Ka ndodhur një ngjarje në 7 prill të 2017. Ka ndodhur një sherr mes disa të rinjve ne një lokal të Elbasanit ku pati tre të plagosur. Ngjarja u kalua si një sherr i momentit, por nuk ishte ashtu.
Një grup kushte humbur një sasi prej 50 kilogram kokainë dhe ata kërkuan kthimin e kësaj shume mbrapsht ose kthimin e parave.
Nga ai momenti në Elbasan kanë nisur një seri ngjarjesh duke shkuar deri tek ngjarja e mbrëmshme. Deri tani në Elbasan janë përmendur grupet Çapja dhe Çela, por kësaj radhe nuk kemi të bëjmë me këto grupe”, tha Hoxha duke shtjelluar se deri më tani është duke goditur vetëm njëri grup, i cili deri më tani ka vrarë gjashtë persona nga grupi rival në Elbasan, raporton abcnews.al.
“Në 29 dhjetor 2019 në një atentat tek rrethrrotulimi i Bradasheshit ku në një atentat dhe tre familje po festonin. Meshkujt e kanë ndjerë që mund të kishin probleme dhe i lanë gratë dhe fëmijet në një makinë dhe vetë në një makinë tjetër.
Në këtë atentat mbetën të vrarë Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe një turk. Kjo ngjarje ishte në vijim të sherrit të Elbasanit. Të tre këta sapo ishin kthyer nga jashtë. Autorët dinin çdo gjë dhe i pritën e i vranë. Kjo ngjarje nuk është zbardhur.
Në 1 korrik, pothuaj në të nëjtën situatë, në Papër të Elbasan.
Dy vëllezërve të sapokthyer nga Italia në orët e mbrëmjes duke shkuar në banesë, u bëhet atentat. Njëri vritet dhe tjetri shpëton. Rezulton se është e njëjta vijimësi e atentateve.
Po atë ditë RENEA duke dashur të kapin autorët e këti atentati zbulojnë një arsenal armatimi prej 17 armësh të standardeve të NATOs, të ardhura nga Italia. Ishin pajime te plota siç i ka policia.
Dikush po përgatitej për një përplasje të madhe. Edhe sot e kësaj dite nuk është zbulkuar se kush janë autorët dhe përgjegjësit e këtij arsenali”, tha Hoxha më tej, ndërkohë që shton se në Elbasan është vrarë edhe një person që sapo ishte kthyer nga Brazili dhe se ngjarja ka lidhje me atentatet e mëparshme.
“Brenda harkut kohor të një viti kemi gjashtë të vrarë pa autor. Nuk është bërë ende një vit. Të gjitha, jo vetëm që kanë lidhje me njëra-tjetrën janë në të njëjtin krah. Po marrin hak në mënyrë që rivali të mos përgjigjet”, tha Hoxha.
Hoxha shtoi se vrasjet në Elbasan dyshohet se po i bëjnë tre persona, të cilët janë të panjohur.
“Ne e dimë për shembull cili grup është në Vlorë dhe kush vret, kush është në konflikt në Shkodër dhe kush vret, po ashtue dhe në Lushnje. Në Elbasan nuk dihet ende se kush janë këta ekzekutorë që ka vrarë katër atentate duke vrarë gjashtë njerëz dhe të mos zbulohet. Kush na suguron që nukj do të ketë vrasje të tjera”, tha Hoxha. /abcnews.al