“Ligji nuk funksionon në Kosovë” kështu është shprehur eksperti i Sigurisë Bedri Elezi i cili komentoi ngjarjet kriminale në vend, duke u ndalur edhe te ngjarja e fundit kriminale në Gjilan ku mbetën të vrarë 3 persona.
Ai po ashtu theksoi se autori i dyshuar i vrasjes nëpërmjet biznesit të tij ka financuar nga “Vetëvendosjen”.
“Ministri në detyrë duhet të na tregonte që a janë marrë masa që personi në kërkim të mos kalonte kufirin. Duhet të bëjë veprimet e tij konform detyrës që ka. Lënia e lirë e një personi me precedent penal, përfshihesh në krim. Prokuroria e Gjilanit duhet të merret me detaje me këtë situatë. Shqetësuese është edhe fakti se ky person dhe biznesi i tij ka financuar VV”, ka thënë ai.
Më tej u shpreh kritik edhe ndaj institucioneve të drejtësisë, duke thënë se autori i dyshuar me precedent penal është lënë i lirë nga drejtësia.
“Si mundet një person me precedent kriminal të arrijë të jetë i pranishëm në një eveniment të rëndësishëm dhe të arrijë të bëjë foto me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti? Por duket se ky ka qenë një person që ka pasur fuqi, të depërtojë edhe në instanca të tjera”, tha ai.
/abcnews.al/

