Flamurtari ka rigjetur Sukajn dhe Nikën për ndeshjen me Bylisin dhe të dy këta lojtarë e nisin nga fillimi. Trajneri Luan Birçe ka bërë lëvizjet e tij, ndërkohë që edhe Bylisi ka disa ndryshime. Ujka, Mehmetaj dhe Bajramaj zëvendësojnë lojtarët që mungojnë.
Formacioni i Flamurtarit: Moçka, Gocaj, Zeqaj, Pjeshka, Muçollari, Rrapaj, Deliaj, K. Nebihu, Nika, Hoxhaj, Sukaj. Trajner: Luan Birçe
Formacioni i Bylisit: Hidi, Ntephe, Goxha, Mehmetaj, Peposhi, Ujka, Bajramaj, Hadroj, Qardaku, Ndreca, Guindo. Trajner: Vejko Dovedan
Arbitrat në Vlorë – Kryesor në sfidën Flamurtari-Bylisi është arbitri i kolegjiumit të Durrësit, Klodian Shahini. Heraj Lisaku dhe Mario Shazivari janë dyshja e anësorëve, kurse i katërt Laver Alla. /abcnews.al

