Aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara me pa të drejtë nuk është ndalur. Ky aksion i shtrirë në disa qytete në Shqipëri, kryeministri Edi Rama ndan edhe pamjet nga momenti kur ndërhyhet për të liruar hapësirat e zëna.
Nëpërmjet një video të publikuar në Facebook, Rama i është përgjigjur edhe zërave kritike që shpesh kanë pretenduar shkelësit e mëdhenj nuk po ndëshkohen. Rama ndan një video nga Vlora ku IKMT ka ndërhyrë për të hequr objektet që kanë zënë hapësira publike.
“Kjo video është për ata që kanë merakun e gabuar se s’po ndëshkohen shkelësit e mëdhenj, si edhe për të ritheksuar faktin që kjo ngrehinë këtu nuk është as e pari e as e fundit që rrafshohet për paligjshmëri, ndërkohë që të tjera procese sekuestrimesh po bëhen në Vlorë e jo vetëm, për shkelje brutale të lejeve të ndërtimit Njëkohësisht pakoja e re e masave që do të miratojmë së shpejti do të jetë një mesazh i qartë për të gjithë, ata që shkelin ligjin duke lënduar mjedisin e përbashkët po edhe ata që mbyllin sytë përpara shkelësve”, shkruan Rama.

