U ekzekutua sot, kush ishte Enver Borici

schedule08:07 - 14 Dhjetor, 2019

schedule 08:07 - 14 Dhjetor, 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje. Një 52-vjeçar është qëlluar për vdekje.

Mësohet se viktima është Enver Borici, 52 vjeç. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kadri Gjystri” në Lushnjë.

Raportohet se Enver Borici, ish – anëtar i bandës së Lushnjes ka qenë duke pirë kafe në lokalin e tij në prani të personave të tjerë dhe në këtë moment dyshohet se një person i maskuar ka hyrë dhe ka qëlluar në drejtim të 52 – vjeçarit.

Gjithashtu mësohet se vëllai i viktimës, Arben Borici është në burgun e Peqinit, i dënuar me burgim përjetë, si anëtar i bandës Aldo Bare.

Lushnje/ Informacion paraprak:

Sot rreth orës 07:45, në lagjen lagjen “Kadri Gjystri” Lushnje, në lokalin e tij është gjetur i vrarë me armë zjarri shtetasi E.B, 52 vjeç.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

/abcnews.al

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!