Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tentoi të ndihmonte 3 shtetas për të kaluar kufirin/ Korçë, arrestohet 24 vjeçari maroken

schedule12:05 - 26 Korrik, 2025

schedule 12:05 - 26 Korrik, 2025

Një tjetër arrestim është kryer nga drejtoria e kufirit dhe migracionit në Korçë për tentativë të dhënies ndihmë të emigrantëve të paligjshëm.

Burime bëjnë me dije se është arrestuar një 24 vjeçar maroken, i cili ka tentuar të ndihmojë 3 shtetas të tjerë për të kaluar kufirin. Nga informacionet e marra nga policia, u bë e mundur kapja e tyre, ku 24 vjeçari u arrestua ndërsa 3 shtetasit e tjerë u kthyen mbrapsh drejt Greqisë. Tentativat për të ndihmuar emigrantët e paligjshëm nga vetë shtetas emigrantë vijojnë të jenë prezente në juglindje. Nga ana tjetër vijojnë kontrollet e policisë kufitare në të gjitha pikat e kalimit për konstatimin e këtyre rasteve.

/ abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!