Aleksi është i vetmi i mbijetuar i familjes Çupi nga tërmeti i 26 nëntorit. Tre pjesëtarët e familjes së tij, babai, nëna dhe vëllai humbën jetën nën rrënojat e pallatit 6-katësh që u shemb në Thumanë.
Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë pasdite Aleksin, i cili ka marrë banesë të re, ndërsa sapo është kthyer nga spitali, ku qendronte prej ditësh.
31-vjeçari kishte ardhur nga Greqia për të zyrtarizuar lidhjen e tij të dashurisë në fejesë, për këtë arsye kishte ardhur nga Anglia edhe vëllai i tij, Klementi, mirëpo, lëkundjet e forta të tokës mëngjesin e 26 nëntorit shënuan tragjedinë në familjen Çupi.
Ndërkaq, gjatë vizitës Rama i shprehu ngushëllimet për humbjen e familjarëve Aleksit.
Pjesë nga biseda:
Rama: Ngushëllime për humbjet. Më e keqja kaloi
Aleksi: Po, po kaloi.
Rama: Ku e ke shqetësimin?
Aleksi: Vetëm të këmba
Rama: Shtëpia më duket e mirë
Aleksi: Po shumë mirë
Rama: Ta gëzoni dhe të keni vetëm momente të mira.
Familjarët: Ajo është e fejuara
Rama: E pashë, e pashë.
Rama: Faleminderit për fjalët e mira. Ne këto punë kemi. Në këto kushte është shumë e rëndë dhe gjendesh pranë diçkaje e që se pranon dot. Ajo çka mund të bësh është që të qash hallin që mund të qahet, se tjetër s’ke ça bën. Unë thashë, brenda datës 15 dhjetor familjet që e kaluan më keq se të tjerat do të ishin në banesa. Do të çoj dhe atë Kristiano Ronaldon në shkollë, dhe jeta vazhdon. Pastaj janë gjithë ato shtëpi për të rindërtuar. Ata që humbën shtëpinë…e kanë më të lehtë se ata që humbën njerëzit. Njeriu është bërë që mund të harrojë të keqen. Kur përballesh me humbjen e njeriut thua; “ore i kam fal të gjitha. I fal të gjitha vetëm që mos të më ikë njeriu që kam”. Mirëpo njerëzit harrojnë, kështu është bërë kjo jetë.
(E fejuara e Aleksit qëras Ramën dhe të pranishmit me karamele)
Rama: Nuses së shtëpisë nuk ia kthejmë, të trashëgoheni!
/abcnews.al