Bardhi: Rama, në vendin e krimit pa dhënë llogari për vdekjen e 24 personave

schedule16:01 - 13 Dhjetor, 2019

schedule 16:01 - 13 Dhjetor, 2019

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi reagoi pas vizitës së Kryeministrit në Thumanë. Sipas Bardhit, Rama duhet të japë llogari për krimin shtetëror, pasi 24 persona vdiqën nga neglizhenca e autoriteteve vendore. “Edi Rama është i detyruar t’u thotë shqiptarëve çfarë permbanin aktet e konstatimit për dy pallatet e shembura me 26 Nëntor, çfarë masash u morën dhe kush i lejoi banorët të futeshin në pallate të pasigurta pas termetit të 21 Shtatorit”, shprehet ai.

Reagimi i plotë në facebook

Spektakli i shëmtuar i Edi Ramës në Thumanë me shtëpitë që i ka detyrim ligjor për t’i ndërtuar është i papranueshëm dhe nuk e shpëton dot atë dhe bashkëpunëtorët e tij nga përgjegjësia morale, politike dhe penale.

Ai është kthyer në vendin e krimit shtetëror pa dhënë llogari për humbjen e jetëve të 24 njerëzve të pafajshëm. Në javën e tretë pas tërmetit, Edi Rama hesht për përgjegjësitë direkte të Komitetit të Emergjencave, të drejtuar prej tij dhe të Bashkisë së Krujës, përse banorët e pallateve të shembura në Thumanë u lejuan të jetojnë aty pas tërmetit të 21 Shtatorit.

Edi Rama është i detyruar t’u thotë shqiptarëve çfarë permbanin aktet e konstatimit për dy pallatet e shembura me 26 Nëntor, çfarë masash u morën dhe kush i lejoi banorët të futeshin në pallate të pasigurta pas 21 Shtatorit.

#DREJTËSI për viktimat e 26 Nëntorit!

Lexo edhe: Rama me Elvis Naçin në Thumanë: Si do të investohen 7 milion eurot

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!