Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trajneri i Leipzig konfirmon takimin, Nagelsmann: Ja çfarë bisedova me Haaland

schedule15:29 - 13 Dhjetor, 2019

schedule 15:29 - 13 Dhjetor, 2019

E ardhmja e Erling Haaland mund të jetë kampionati gjerman. 19-vjeçari i Salzburg ka oferta të shumta nga klubet europiane, por Leipzig është në avantazh. Të dy klubet kanë sponsor të përbashkët kompaninë Redbull dhe ky fakt do të ndikojë në transferimin e sulmuesit në Bundesligë.

Trajneri i Leipzig, Julian Nagelsmann ka zbuluar për Kicker se është takuar me Haaland dhe agjentin e tij. 32-vjeçari tregon se çfarë bisedoi me lojtarin nordik, i cili është një nga sulmuesit më premtues dhe po konfirmohet si goleador.

“U përpoqa t’i shpjegoj në anglisht idenë time të futbollit dhe besoj se gjithçka shkoi mirë. Trajneri flet shumë në raste të tillë, ndërsa lojtari dhe agjenti dëgjojnë gjithçka. Do të vijë te Leipzig? Pyesni lojtarin për diçka të tillë”, thekson trajneri i Leipzig. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!