Futën miliona euro në Shqipëri nga Zvicra përmes sistemit “Hawala”, GJKKO lë në fuqi masën e arrestit me burg për Burim Ferizaj dhe Përparim Kalbaj.
Në kuadër të këtij hetimi të SPAK në Zvicër është arrestuar dhe Ervis Ferizaj.
Sipas SPAK për kalimin e parave përmes kësaj mënyre (hawala) e cila nuk lë gjurmë por ka si taksë masën 6% të vlerës, janë përdorur zyra të këmbimit valutor dhe agjencive turistike.
Sipas hetimeve paratë e pista të futura në Shqipëri në disa raste përgjatë viteve janë me burim trafikun e drogës në Zvicër ku po hetohen për persona të tjerë të përfshirë./abcnews.al

