Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqiptarja në krye të Sekretariatit të CEFTA-s/ Reagon Rama: Një moment krenarie për të gjithë

schedule17:41 - 18 Korrik, 2025

schedule 17:41 - 18 Korrik, 2025

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e quan moment krenaria emërimin e shqiptares, Pranvera Kastrati, në postin e drejtueses së Sekretariatit të CEFTA-s (Marrëveshja për Tregti të Lirë në Europën Qendrore).

Shefi i qeverisë shprehet se Pranvera Kastrati, si përfaqësuese e Shqipërisë do “punojë në mënyrë efektive me të gjitha palët për zbatimin e Marrëveshjes së CEFTA-s dhe përmbushjen e angazhimeve të përbashkëta drejt integrimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor”.

“Një moment krenarie për të gjithë, emërimi i shqiptares Pranvera Kastrati, në postin e rëndësishëm të Drejtoreshës së re të Sekretariatit të CEFTA-s (Marrëveshja për Tregti të Lirë në Europën Qendrore)
Tashmë një përfaqësuese e Shqipërisë do të punojë në mënyrë efektive me të gjitha palët për zbatimin e Marrëveshjes së CEFTA-s dhe përmbushjen e angazhimeve të përbashkëta drejt integrimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor dhe përshpejtimit të integrimit me Tregun e Vetëm të BE-së”, shkruan Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!