Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kontrolli mbi territorin, ende me problematika”/ Kryeministri Rama: Kemi ende shumë punë përpara

schedule11:40 - 18 Korrik, 2025

schedule 11:40 - 18 Korrik, 2025

I bindur se për të kontrolluar territorin nuk mjaftojnë vetëm dronët dhe satelitët, kryeministri Edi Rama foli për mundësinë e një sistemi informacioni, që përmes inteligjencës artificiale, jep të dhëna në kohe reale për ndërtimet pa leje, pa patur nevojë që inspektori të shkojë fizikisht në terren.

“Ne kemi dronët, që i kemi marrë për të kontrolluar vendin tonë, ne kemi satelitët, ajo që na mungon është një sistem informacioni që të përpunohet në kohë reale, nuk ka nevojë për inspektor ne territor, me ate sistem mund te marrim në kohë reale të dhënat dhe me IA të sjell 1,2,3,4 dhe kjo mund të bëhet…..”

Sipas Ramës, kjo do të lehtësonte jo vetëm qytetarët por edhe bizneset.



Është e pakuptimtë të kemi histori çadrash, parkimesh, kur mund të kemi sisteme, dhe mund t’i kemi shpejt. Lehtësojmë punën e atyre që thonë, ore sa karrige të nxjerrin jashtë. Ose ku mund të parkoj. Ke vend këtu, nëse nuk ke, ik në vend tjetër”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!