Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Librazhd, ku një çift të rinjsh kanë mbërritur të helmuar në spitalin e qytetit.
Bëhet fjalë për çiftin Rezarta Hajdari dhe Olsian Hajdari, të cilët dyshohet të jenë vetëhelmuar dhe për pasojë gruaja ka ndërruar jetë në banesë, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje kritike në Spitalin e Elbasanit.

Tezja e Olsian Hajdarit, të riut nga Librazhdi, i cili u helmua bashkë me bashkëshorten e tij thotë se nuk janë në dijeni përse ka ndodhur ngjarje.
“Jam tezja e djalit s’jemi të informuar nuk dimë asgjë”, tha ajo./abcnews.al



