Makina e një 38-vjeçari banues në fshatin Përparim, Peqin ka shpërthyer në flakë. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe se po punon për identifikim dhe kapjen e autorit.
Informacion/ Peqin:
Më datë 12.12.2019, rreth orës 01:00, në fshatin Përparim, Peqin, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht mjeti në pronësi të shtetasit E. D., 38 vjeç, i cili ishte i parkuar në rrugën pranë banesës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./abcnews.al