Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kroçeri ‘Nautica’ zbarkon në portin e Durrësit/ Rama: 676 turistë nga mbarë bota përjetojnë mikpritjen e pashoqë shqiptare

schedule11:53 - 14 Korrik, 2025

schedule 11:53 - 14 Korrik, 2025

Një tjetër grup i madh turistësh të huaj ka ndalur këtë fundjavë në Portin e Durrësit, duke sjellë 676 vizitorë nga SHBA, Australia dhe vende të tjera të botës.

Lajmin e ka ndarë edhe Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar rolin gjithnjë e më të rëndësishëm që po merr Shqipëria në hartën e turizmit mesdhetar.
“Mikpritja shqiptare është vetë atraksion turistik,” ka shkruar Rama, duke e shoqëruar postimin me foto nga ndalesa e kroçieres në port dhe vizitat e turistëve në Durrës.

“676 turistë nga SHBA, Australia dhe vende të tjera të botës, janë ndalur këtë fundjavë në Portin e Durrësit me anijen kroçierë “Nautica”, ndërsa kanë eksploruar sitet historike të qytetit bregdetar dhe bukuritë e zonave përreth, duke përjetuar edhe mikpritjen e pashoqe shqiptare.“, shkruan Rama.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!