Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shuhet ambasadori gjerman i “2 korrikut”/ Werner Daum ishte për vizitë në Shqipëri

schedule13:21 - 12 Korrik, 2025

schedule 13:21 - 12 Korrik, 2025

DURRËS- Werner Daum, ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, është ndarë nga jeta në moshën 82-vjecare, në një hotel në Durrës. Prej disa ditësh, ish diplomati po qëndronte në Shqipëri, ku mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të shtatores së dëshmorit të demokracisë, Josif Budo, në Kavajë.

Ai u nderua me certifikatë mirënjohjeje për kontributin e tij në momentet më të vështira dhe vendimtare për të ardhshme e Shqipërisë.  Daum shërbeu si ambasador i Gjermanisë në Tiranë përgjatë viteve 1987-1990, duke qenë edhe dëshmitar i ngjarjeve që do të ndryshonin rrjedhën e historisë së vendin tonë.

I njohur edhe si ambasadori i 2 korrikut, Daum, hapi dyert e ambasadës gjermane për shqiptarët që kërkon arratisjen nga regjimi komunist në vitin 1990. Një veprim të cilin e bëri edhe në kundërshtim të plotë me udhëzimet zyrtare të qeverisë së tij por siç do të kujtonte më vonë, ky eksod masiv I shqiptarëve do të shërbente për të përshpejtuar rënien e diktaturës.

“I gjithë populli i Shqipërisë, dhe sidomos të rinjtë, rinia, studentët, por edhe të rinjtë e zakonshëm, nuk donin më të jetonin nën shtypje. E dija që duhej vetëm një shkëndijë për të ndezur një revolucion”

Në korrikun e 1990 rreth 5000 persona mësynë drejt ambasadave të vendeve perëndimore, nga këto, 3000 arritën të hynin në ambasadën gjermane.

Edhe pas largimit nga Shqipëria, Daum, nuk e harroi asnjëherë Shqipërinë.  Ish diplomati, punoi për t’ja prezantuar vendin tonë gjermaneve nëpërmjet ekspozitave të mbajtura në Munih dhe Vjenë më mbi 32000 vizitore teksa kthehej herë pas herë në vendin tonë.

E mesa duket, edhe fati e deshi, që udhëtimi i tij I fundit në këtë jetë tokësore të ishte Shqipëria, vendi të cilin shumë e deshi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!