Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama urdhër kryebashkiakëve: Brenda 2028 legalizimet duhet të mbyllen!

schedule12:39 - 11 Korrik, 2025

schedule 12:39 - 11 Korrik, 2025

DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që procesi i legalizimeve duhet të përfundojë brenda viti 2028.

Sipas Ramës, ky afat është premtuar dhe duhet të mbyllet sa më parë.

“Kjo punë duhet të mbyllet. Legalizimet duhet të mbyllen. Do t’i mbyllim brenda mandatit të 4. Kemi vënë objektiv 2028, duhet të bëjmë brenda 2028. Njerëzit duhet të marrin përfundimisht legalizimet. Kjo fjala proces duhet të mbarojë. Nuk ka proces”, theksoi Rama.

Ai theksoi se kërkesat për legalizimet e shtesave duhet të mos merren parasysh.

“Të gjithë kërkesat për legalizime të shtesave, lokale, restorante, bare t’ju vihet një vizë e madhe dhe t’ju thuhet: ikni se nuk legalizohesh”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!