Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dorëheqja e kreut të AMP/ Eksperti Karamuço: Ka lidhje me “fshesën” Rama

schedule20:16 - 10 Korrik, 2025

schedule 20:16 - 10 Korrik, 2025

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se dorëheqja e kreut të AMP, Florian Sulejmani ka lidhje me “fshesën” e kryeministrit Edi Rama, që ka përfshirë edhe policinë, në lidhje me mbrojtjen e territorit për ndërtimet pa leje.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Karamuço u shpreh se ka një shkundje të policisë.

“Ka një shkundje. Ky operacion i fundit ka nxjerrë në pah jo eficentën e disa institucioneve. Edhe AMP pati kostot e veta. Po ashtu edhe për kontrollin e territorit. Ka pasur edhe denocime për punonjës të AMP që kishin kryer uzurpime. Mendoj se në kuadër të gjithë kësaj që po kërkohet, drejtori i përgjithshëm i policisë ka pasur takim të veçantë, nuk është bërë publik. Ka kërkuar fuqizim të strukturave. Duhet të ketë masa. Patjetër që ka lidhje, dëgjoni në ditët në vijim, masat të jera konkrete që do merren te inspektorët e tjerë të AMP, që janë pjesë e asaj që ka ndodhur gjatë këtyre ditëve.”, theksoi ai./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!