5 zyrtar të policisë së Kosovës që janë arrestuar nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “vrasje nga pakujdesia” dhe “tejkalim të kompetencave zyrtare” u paraqitën këtë të mërkurë në Gjykatën Themelore të Prishtinës për të dhënë dëshminë e tyre pasi dyshohet se janë përfshirë në vrasjen e 27 vjecari Agon Zejnullahu, një ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e 7 korrikut në Lipjan.
Policia thotë se 27 vjeçari kishte qënë nën ndikimin e alkolit në momentin e arrestimit dhe po sulmonte kalimtar e automjete në momentin kur autoritetet kryen ndërhyrjen e tyre. Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit 30 ditor për 5 zyrtarët e policisë. Ne pamjet e publikuara duket momenti kur nje grup policesh ndalojnë 27 vjecarin Agon Zejnullahu dhe me pas ambulanca qe mbërrin ne rrugën “Haradin Bajrami”.
Ngjarja e rëndë e ndodhur në Lipjan mbrëmjen e 7 korrikut ka ngjallur zemërim ndaj autoriteteve të Kosovës dhe është krahasuar me vrasjen e George Floyd nv Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ministri në detyrë I punve të brendshme në Kosovë Xhelal Zveçla kur u pyet nga gazetarët këtë të mërkurë nëse do të jepte dorëheqjen nga posti si pasojë e kësaj ngjarjeje të rëndë, zgjodhi të ironizonte gazetarët duke buzëqeshur.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje për transparencë të plotë, përgjegjësi institucionale dhe drejtësi pakompromis lidhur me rrethanat e vdekjes së Zejnullahut. Edhe Kryeministri në detyrë I Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se kërkon një hetim të thellë dhe sa më të shpejt për të zbardhur të vërtetën e plotë mbi vdekjene e 27 vjecarit./abcnews.al

