Vijon ende zjarri në zonën e Dukatit. Në ndihmë të forcave zjarrfikëse nga terreni ka mbërritur ndihma nga ajri me helikopter për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Në terren ndodhen rreth 40 forca zjarrfikëse ndërsa terreni është shume i vështirë. Nga zjarri që vijon në ditën e tij te trete ka djegur një sipërfaqe të madhe me pemë, shkurre dhe bimësi, ndërsa po punohet për të parandaluar përhapjen e vatrës./abcnews.al

