Rama të moshuarit: Ta merrte mendja se do më shihje mua lakuriq? Më pe 

schedule19:51 - 12 Dhjetor, 2019

schedule 19:51 - 12 Dhjetor, 2019

Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama ishte në Farkë, në banesën e Sefet Poçit.

Banesa e të moshuarit u dëmtua nga tërmeti , ndërsa është akomoduar në një banesë të re së bashku me familjen e tij.

Vizita e kryeministrit është shoqëruar edhe me batuta me të moshuarin.

Batutat:

Edi Rama: Më kanë parë njerëzit në televizor tek kutia e sherrit. Hape atë, sherr me lloj lloj xhakajdurësh aty, që të ikën mendja. Dhe thonë hijerëndë, gogol, doli gogoli. Nuk jam aq i keq sa dukem në televizor, nuk jam aq i mirë sa dukem këtu.

I moshuari: E di, e di. Sa i mirë je aq i keq bëhesh. Shiko këtu, si e dallove bregun e Lanës për pak kohë edhe kryetar bashkie ke qenë. E dallove bregun e Lanës. Nuk ma merrte mendja.

Edi Rama: Për këtë jam, për atë që s’të pret mendja. Ta merrte mendja se do më shihje mua lakuriq? Jo. Më pe.  Kështu është kjo punë tani me të mirat dhe me të këqijat. Qenke i madh fare.

I moshuari: Ku jam  i madh unë..

Edi Rama: Qenke i madh, do vi një ditë të bëjmë muhabet bashkë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!