Shkrihet Prokuroria për Krimët e Rënda dhe krijohet SPAK

schedule18:29 - 12 Dhjetor, 2019

schedule 18:29 - 12 Dhjetor, 2019

Prokuroria e Krimeve të Rënda do të pushojë së funskionuari Pas datës 19 dhjetor, kur nis punën Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion e njohur ndryshe si SPAK.

Këshilli i Lartë të Prokurorisë në një mbledhje që zgjati gati dy orë  vendosi për transferimin në prokurori te tjera të një pjesë të prokurorëve të Krimeve të Rënda.

‘Në datën 19 do të fillojnë punën ata 8 prokurorë që ne tashmë kemi emëruar. Struktuar e Prokurorisë s Posaçme do të plotësohet në vijimësi. Do të ketë më shumë se 10, por mekanizmat përmes të cilave arrihet atje janë disa. Një është emërimi i këtyre 8 prokurorëve, është transferimi i disa prokurorve të tjerë”, tha Ibrahimi.

Me vote unanime te 11 anetareve KLP vendosi transferimin në prokurorinë e shkallës së Parë Tiranë te prokuroreve: Arens Çela, Blerim Tominaj, Besim Hajdarmataj, Doloreza Musabelliu, Elisabeta Imeraj, Manjola Kajana, Vladimir Mara, Sonila Muhametaj, Pranvera Pustina

Ish-Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku u caktua përkohësisht përsëri, si prokurore në Prokurorine e Apelit Tiranë.

Vendimi hyn ne fuqi më 1 janar 2020 ndërsa Marku është edhe anëtare e KED për 2019. Në Prokurorinë e Apelit Tiranë transferohet Artan Bajrami. Përparim Kulluri shkon në Prokurorinë e Shkallës së Parë Shkodër dhe Eugen Beci në Korçë.

Anton Martini caktohet përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së parë Tiranë, ndërsa emërimin e ka në Prokurorinë e Shkallës së Parë Shkodër. Me 1 votë kundër e 10 pro edhe  Donika Prela u caktua përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së parë Tiranë. Po ashtu, me 11 vota pro, Dritan Prençi dhe Isa Jata u caktuan përkohësisht në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë. Emerimi i perkohshem per keta prokurore zgjat deri më 18 mars të vitit te ardhshëm./abcnews.al