Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në kërkim ndërkombëtar/ Pranga shqiptarit në Kroaci, pritet ekstradimi për llogari të Italisë

schedule11:03 - 7 Korrik, 2025

schedule 11:03 - 7 Korrik, 2025

Një 23-vjeçar, i identifikuar si Arian Toçi, banues në Peshkopi është arrestuar në Kroaci.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata e Hetimeve Paraprake e L’Aquilas, Itali, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale, sipas parashikimeve të Kodit Penal italian.

Ky operacion i suksesshëm u realizua falë shkëmbimit në kohë reale të informacionit dhe bashkëpunimit operacional ndërmjet strukturave të FAST Albania, pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale të Policisë së Shtetit, dhe partnerëve ndërkombëtarë.



Policia e Shtetit, nëpërmjet strukturave të saj të specializuara, mbetet e angazhuar maksimalisht në bashkëpunimin ndërkombëtar, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim vënien e tyre përpara drejtësisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!