Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/Kryeministri Rama përfundon takimin në Vlorë

schedule09:09 - 7 Korrik, 2025

schedule 09:09 - 7 Korrik, 2025

VLORË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka përfunduar takimin me strukturat e Bashkisë së Vlorës.

Pas daljes nga ambientet e Bashkisë, Rama u takua me disa qytetarë, të cilët e prisnin jashtë godinës.

Kryeministri fillimisht është pritur nga drejtuesi politik i qarkut Bledi Cuçi, Kryetari i bashkisë Ermal Dredha. Te pranishëm ishin dhe  ministri i MbrojtjesPirro Vengu, por edhe deputet të Qarkut Vlorë.

Më 3 korrik, Rama kërkoi shkarkimin e drejtorëve të Bashkisë së Vlorës dhe drejtueseve të Partisë Socialiste të kësaj dege. Gjatë vizitës së tij kreu i qeverisë ishte i shoqëruar nga Në vizitën e tij në Vlorë, kryeministri ka qenë i shoqëruar nga ministri për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku, ndërsa mbledhja me drejtorët u zhvillua me dyer të mbyllura.

Vendimi i tij lidhej me problematikat e qytetit bregdetar, si problemi i ujit të pijshëm apo dhe zjarri në fushën e mbetjeve.

Ndërkohë një ditë pas vizitës së papritur të kryeministrit Edi Rama në qytetin e Vlorës, më 4 korrik, nisën largimet në këtë bashki. 21 drejtorë në këtë bashki që pas kërkesës e kritikave të kryeministrit Edi Rama, kanë dhënë dorëheqjen./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!