Debati i FSHF me KOKSH vijon prej vitesh për çështjen e KAS.
Fidel Ylli në një intervistë në emisionin “Botërori i Vogël”, foli për sfidat në gjykata dhe sfidën institucionale të sportit shqiptar.
“këta hedhin shashka për të bërë zhurmë. Por kur kanë vajtur në zyrën e ministres, i ka thënë KOKSHI e ka bërë KAS, dhe ka thënë që është gati ta ribëjë dhe njëherë të fusë dhe FSHF. Ne duam të vëmë disa rregulla, KOKSH është sporti është Asambleja, është Federata e Futbollit, basketbollit, Volejbollit etj…Unë kam ndikim vetëm tek stafi im…që po bëjnë një punë të jashtëzakonshme ku kemi të përfshirë 12 mijë fëmijë. Qeveria ka propozuar në ligj, dhe qeveria nuk më merr dorë as mua dhe as Armand Dukës…Por kryeministri ka thënë dua që fëmijët t’i largoj nga rruga, dhe këtë punë ma bën Komiteti Olimpik dhe këta bëhen xhelozë? Po përse duhet të bëhet xheloz Armand Duka, pse duhet të mërzitet presidenti i tenisit që po sillen ekspertë në fondacionin “nadal”. E Kuptoni që këta janë të marrë… Këta duhet të bëjnë atë që u takon sepse KOKSH është me vizion, bën qytete olimpike dhe stadiume… Unë kam thënë ta zhbëjmë dhe njëherë KAS që FSHF ta kemi pjesë tonë, sepse jemi familje e madhe…”, , tha ndër të tjera ai.
Ndërsa foli për ligjin e sponsorizimit, Ylli u shpreh se Shqipërisë i ikën miliona dollarë.
“Nuk pyetën grupet e interesit. Ne thamë që qeverinë nuk e kemi kundërshtarë por partnerë. Të të japim argumente që pavarësisht se i mbylle dhe bërë mirë, hajde t’i rihapim me rregulla. Këta bënë një takim dhe nuk na pyetën më…Por këta e kanë shtrënguar në një mënyrë të tillë që të shkosh tek e zeza sërish…Dy sfidat e mia janë ligji i sponsorizimeve dhe rritja e mbështetjes”, u shpreh ai.
/abcnews.al/


