Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se ndikimi i Shteteve të Bashkuara ndaj Izraelit është vendimtar për arritjen e një armëpushimi të mundshëm 60-ditor në Rripin e Gazës.
“Faleminderit iniciativave të presidentit Trump, një plan për një armëpushim të përkohshëm prej 60 ditësh është aktualisht në tryezën e diskutimeve. Ndikimi i SHBA-së ndaj Izraelit do të jetë vendimtar në këtë proces. Në këtë fazë, është tejet e rëndësishme që vendet perëndimore, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, të shtojnë presionin mbi Izraelin për të arritur një marrëveshje armëpushimi”, citohet të ketë thënë Erdogan për agjencinë turke “Anadolu”.

