Kryeministri Edi Rama feston këtë të premte ditën e lindjes dhe mbush 61 vjeç.
Teksa hynte në selinë rozë, kreu i qeverisë u prit nga disa anëtarë socialistë, të cilët i dhuruan buqeta me lule.
Në mbledhjen që Rama po zhvillon, janë të pranishëm kryetarja e komanduar, Anuela Ristani dhe nëndrejtorët e bashkisë.
Po ashtu, janë edhe deputetët aktualë, nje pjesë e të cileve nuk ishin dje për shkak të seancës plenare.

