Inter pëlqen dy lojtarët shqiptarë, zikaltrit hedhin hapin e parë

schedule14:49 - 12 Dhjetor, 2019

schedule 14:49 - 12 Dhjetor, 2019

Drejtuesit e Interit vazhdojnë punën për të përforcuar ekipin. Sot është zhvilluar një takim me presidentin e Veronës, Maurizio Setti. Tre janë lojtarët që pëlqehen shumë nga klubi zikaltër. Gianluca Di Marzio raporton se është diskutuar për Sofyan Amrabat, Marash Kumbullën dhe Amir Rrahmanin.

I pari aktivizohet në rolin e qendërmbrojtësit, shkatërruesit dhe mesfushorit të djathtë. Edhe Napoli është në garë për shërbimet e 23-vjeçarit maroken, për të cilin Verona kërkon 15 milionë euro.

Kumbulla pëlqehet shumë, por gara për 19-vjeçarin shqiptar është e fortë dhe kartoni i tij vlen shumë. Ai që intrigon më shumë zikaltrit është Amir Rrahmani. Kapiteni i Kosovës po tregon vlera në mbrojtje dhe cilësohet si Skriniar i ardhshëm.

Interi është gati të investojë për 25-vjeçarin nga Prishtina për sezonin e ardhshëm. Raportet mes dy klubeve janë shumë të mira, ndërsa transferimi në Milanon zikaltër do të ishte një shans fantastik për mbrojtësin dardan. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!