TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-policit të “Shqiponjave”, Nevaldo Hajdaraj i akuzuar për vrasjen e Klodian Rashës në dhjetor të 2020-tës.
Pas këtij vendimi mbetët në fuqi dënimi me 18 vite burg për akuzën e vrasjes me dashje, por që zbret në 12 vite heqje lirie për shkak se Hajdaraj përfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar.
Në të njëjtën kohë, Gjykata e Lartë ka rrëzuar edhe rekursin e prokurorisë së Apelit, e cila kërkonte dënimin e ish-efektivit me 20 vite burg dhe mos pranimin e gjykimit te shkurtuar për Hajdarajn.
Ngjarja e rëndë e vrasjes se Klodian Rashës ndodhi në orët e para të mëngjesit të 8 dhjetorit 2020, gjatë kohës së masave kufizuese për pandeminë COVID-19.
Pamjet filmike tregun se ish-polici e qëlloi me armen e shërbimit nga pak metra distance vetëm se viktima nuk iu bind për të ndaluar./abcnews.al

