Avullojnë biletat e derbit, Partizani zbulon shifrën rekord të shitur

schedule14:33 - 12 Dhjetor, 2019

schedule 14:33 - 12 Dhjetor, 2019

Derbi i kryeqytetit luhet nesër prej orës 19:00 në “Air Albania Stadium”. Partizani dhe Tirana janë gati të zbresin në fushë, ndërkohë që biletat kanë dalë në shitje dhe kushtojnë nga 500 në 5000 lekë.

Klubi i kuq ka njoftuar se deri më tani janë shitur 7000 bileta dhe kjo shifër në harkun kohor të katër orëve.

https://www.facebook.com/179774752216929/posts/1220465844814476/

Biletat në Tribunat Qendrore:
Sektori:
 VIP GOLD W104 do të kushtojnë 5 000 Lek (të reja)
Sektorët: W103, W105 do të kushtojnë 4 000 Lek (të reja)
Sektorët: W101 , W102, W106 do të kushtojnë 3 000 Lek (të reja)

Biletat në Tribunën përballë:
Sektorët:
 E103, E104, E105, E106, E107, E204, E205, E206, E207, E208 do të kushtojnë 1 500 Lek (të reja)
Sektorët: E201, E202, E203, E101, E102, E108 do të kushtojnë 1 000 Lek (të reja)
Sektorët: Nga N201 deri N207 dhe N101 deri N106 do të kushtojnë 500 Lek (të reja)
Sektorët:S102, S103, S104, S203, S204, S205, V101, V102, V103, V201, V202 do të kushtojnë 500 Lek (të reja)

Biletat do të mund t’i siguroni duke filluar nga ora 10:00 deri 19:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”. Gjithashtu biletat mund t’i gjeni pranë dyqanit zyrtar të FSHF “Macron”, pranë Ambasadës Amerikane, si edhe pranë dyqanit “Joma” Sponsori Teknik i skuadrës, i pozicionuar pranë Godinës “ETC” te Rruga e Elbasanit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!