Prokuroria e Posaçme ka gjetur prova të reja për ish zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, në lidhje me dosjen “Buka”.
Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se seanca është shtyrë për në datën 17 korrik.
SPAK e ka marrë të pandehur ish numrin dy të qeverisë Arben Ahmetaj për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se ai i ka shkaktuar shtetit shqiptar dëm ekonomik në vlerën 7 miliardë lekë./abcnews.al



