Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dallgët rrezikojnë pushuesit/ Policia Kufitare në Himarë iu vjen në ndihmë dy të rinjve nga Tirana

schedule17:31 - 28 Qershor, 2025

schedule 17:31 - 28 Qershor, 2025

HIMARË- Moti i përkeqësuar që ka përfshirë jugun e vendit me erë të fortë ka krijuar dhe rrezik mbytje në det.

Policia Kufitare e qarkut te Vlorës , ka kërkuar sensibilizim për të gjithë turistët mos të dalin në det me mjete lundruese kryesisht të vogla pasi rrezikohen.

Mesditën e sotme ka pasur disa  raste që kanë kërkuar ndihmë turistë të ndryshëm që kishin dalë në det me mjete lundruese.

Një çift nga Tirana ka kërkuar ndihmë nga policia Kufitare e Himarës , pasi për shkak të erës së fortë kanë përfunduar rreth 3-4 km larg bregut.

Ndërhyrja e tyre ka bërë të mundur daljen në breg  pa probleme të dy shtetasve.

Megjithatë policia bën apel për kujdes dhe evitimin e daljes në det me mjete të vogla lundruese/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!