Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“The Telegraph” rekomandon Shqipërinë për pushime/ Rama: Aty ku kombinohet natyra me trashëgiminë kulturore

schedule12:44 - 28 Qershor, 2025

schedule 12:44 - 28 Qershor, 2025

Prestigjiozja “The Telegraph” në një artikull të saj ka rekomanduar Shqipërinë si vendin ideal për të kaluar pushimet.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë artikullin e “The Telegraph”, ku përshkruhen plazhet, dhe plot destinacione që kombinojnë bukurite natyrore me trashëgiminë kulturore.

“Nga plazhet mahnitëse të Dhërmiut e Ksamilit, te kishat bizantine, Liqeni i Shkodrës dhe vargmalet në veri, vendi është plot me destinacione që kombinojnë bukurinë natyrore dhe trashëgiminë kulturore”.

“Vendi është plot me destinacione që kombinojnë bukurinë natyrore dhe trashëgiminë kulturore”, u shpreh Rama, duke iu referuar artikullit.

Gazeta e përditshme britanike “Telegraph” e ka renditur bregdetin shqiptar në listën e 10 vendeve më të mira në Evropë për pushime në plazh.

“Algarve apo Shqipëria? Majorka apo Mali i Zi? Shmangni vendet e populluara me turistë dhe drejtohuni drejt këtyre destinacioneve mahnitëse dhe sekrete bregdetare”, shkruan Elise Morton në një artikull të botuar në “Telegraph”.

“Nga kishat bizantine të Ohrit deri te rrugët e zhurmshme të qytetit të vjetër të Sozopolit – Evropa Lindore është plot me destinacione që ndërthurin bukurinë natyrore me kulturën. Për më tepër, ajo është gjithashtu shtëpia e vendpushimeve mahnitëse bregdetare – me më pak turma sesa vendet homologe në Mesdhe”, vijon artikulli.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!