TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka u pyet për më shumë se një orë në prokurorinë e posaçme në lidhje me kallëzimet e depozituara nga subjekti I tij politik mbi krimet zgjedhore.
Pas daljes nga Prokuroria, Noka hodhi akuza në drejtim të SPAK se nuk po heton për të zbardhur krimet mbi shitblerjen e votave.
Më herët Prokuroria e Posaçme ka nisur verifikimet për lidhjen e një marrëveshje lobimi prej 6 milionë dollarësh në SHBA, për heqjen e “non gratës” së ish-kryeministrit Sali Berisha.
Noka në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të Partisë Demokratike ka firmosur kontratën me kompaninë Continetal strategy.
Ndërsa SPAK ka nisur hetimet për të provuar nëse shumë e parave ka burim të ligjshëm dhe a janë zbatuar të gjitha procedurat e pagesave nga zyrtarët e selisë blu.
Në të njëjtën kohë, Noka mohoi të ishte thirrur për të dhënë sqarime edhe mbi një hetim pasuror të nisur për Nokën dhe familjarët e tij nga ana e Prokurorisë së Posaçme. /abcnews.al



