Tension në Komisionin e Medias, pedagogët e gazetarisë: Ligji tenton të vrasë fjalën

schedule12:00 - 12 Dhjetor, 2019

schedule 12:00 - 12 Dhjetor, 2019

Është shoqëruar me debate të ashpra mbledhja e Komisionit të Medias ku u diskutuan dy projektligjet e qeverisë për paktën anti-shpifje.

Pedagogu Mark Marku e ka vlerësuar si një rikthim të sektorit të censurës dhe propagandës.

“Kështu e bëni ju demokracinë, kam ardhur këtu për të kundërshtuar. Nuk e keni miratimin për këtë ligj nga asnjë organizatë mediash dhe nga asnjë njeri që ka mend në kokë. Kemi pasur një nga ekspertët më të mirë në Europë dhe pas një procesi 5-vjeçar konsultimesh kemi arritur te një produkt që edhe pse nuk është perfekt ka pasur rezultate pozitive, por ju po bëni një ligj për aktor intersesi që është kryeministri dhe ju nuk jeni të zot ti kundërviheni të vetmit aktor interesi që është kryeministri”, u shpreh Marku.

Ndërkohë Agron Gjekmarakaj u shpreh se Republika e Shqipërisë po shndërrohet në sullnatatin e Arrnaut istanit.

“Unë nuk përjashtoj mundësinë se edhe idiotët janë popull dhe  vulgu është popull. Dhe idiotët dhe vulgu përfaqësohen në parlament është e drejta e tyre. Republika e Shqipërisë po shndërrohet në sullnatatin e Arrnaut istanit. Sulltanatet janë të bukura në përralla por jot ë bukura të jetosh në to, sidomos tani në 2019. Jo gjithmonë do të jeni deputetë sado mirë të silleni. Nuk është e thënë që kryeministri do tju përkëdhelë, diku do i ngelë hatri dhe nuk do ju fusë në lista. Nesër fëmijët tuaj ndoshta nuk do të kenë këtë karrierë do të kenë nevojë për hapësirën e fjalës së lirë. Do të duan të bëjnë profesionin e gazetarit dhe jo të lakeut apo të servilit. Kanë nevojë të kenë hapësirë lirie dhe demokracie. Është një ligj që duhet refuzuar dhe përcmuar. Është në dinjitetin tuaj . të lutem bëjeni me pak sakrificë qoftë dhe personale. Është në dinjitetin tuaj të refuzoni dhe të  mos harxhoni kohë për të amenduar një ligj i cili tenton në emër të abuzimit të fjalës të vrasë fjalën. Nëse fjala vritet nuk ka nevojë për amendim”, tha Gjekmarkaj.

I  pranishëm në seancën dëgjimore  Alfred Lela,  u “përplass” me anëtarët e komisionit.

Në momentin që mori fjalën Alfred Lela, njëri nga deputetët ndërhyri, duke shkaktuar reagimin e Lelës.

“Sikur je tapë o burrë i dheut”, tha Lela, ndërsa menjëherë deputeti Halit Valteri iu kthye duke i thënë Lelës se nuk mund t’i drejtohet me ato fjalë asnjërit prej deputetëve.

“Po çfarë deputeti je ti? Me gjithë mend e ke? E di veten deputet ti?”, ishte përgjigjja e Lelës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!