Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ivanka Trump në Vlorë/ Me bashkëshortin Kushner vizitë në vendin e investimit

schedule15:11 - 26 Qershor, 2025

schedule 15:11 - 26 Qershor, 2025

Familja Trump-Kushner ka vizituar Vlorën. Vajza e presidentit amerikan, Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, investitori Jared Kushner janë fotografuar në qytetin bregdetar ku kanë konsumuar edhe darkën.

Mbi 100 forca kanë qenë në gatishmëri duke survejuar zonën. Pasi kanë konsumuar darkën dhe kanë bërë foto në perëndimin e diellit në sfond, janë larguar sërish me mjet lundrues, drejt ishullit të Sazanit për një vizitë inspektuese.

Kompania e Jared Kushner ka fituar titullin investitor strategjik për të zhvilluar ishullin ne një resort luksoz.



Projekti, me një vlerë të parashikuar investimi prej 1.4 miliardë eurosh, synon ndërtimin e një marine turistike, rezidencash elitare, zone gastronomike dhe akomodimi në një sipërfaqe prej 45 hektarësh në 8 për qind të ishullit.

Projektet financohen nga kompania e investimeve e Kushner “Affinity Partners”, e cila mbështetet në fonde nga qeveria e Arabisë Saudite.

Pas qëndrimit në territorin shqiptar, Ivanka Trump, Jared Kushner dhe fëmijët e tyre u nis drejt Venecias, ku janë të ftuar në dasmës e miliarderit Jeff Bezos me bashkëshorten e tij Lauren Sanchez./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!