Bindja e shumicës së anëtarëve të NATO-s që të bien dakord për të rritur shpenzimet e tyre të mbrojtjes në raport me PBB-në është diçka që presidenti amerikan, Donald Trump e ka kërkuar që nga viti 2017, duke ndjerë se SHBA-të po mbanin mbi supe shumë nga barra.
Trump përshëndeti votimin e aleancës të mërkurën që shumica e anëtarëve të rrisin shpenzimet në 5%, me përjashtim kryesor të Spanjës, shkruan AP.
Sipas tij, rritja e shpenzimeve të NATO-s do të ndihmojë në parandalimin e konflikteve të ardhshme si ato në Ukrainë.
“Ndërhyrja e Evropës për të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë do të ndihmojë në parandalimin e fatkeqësive të ardhshme si situata e tmerrshme me Rusinë dhe Ukrainën. Dhe shpresojmë se do ta zgjidhim këtë problem.”, u tha Trump gazetarëve në konferencën e tij për shtyp që përfundoi samitin./abcnews.al

